Pas përfundimit të festave të fundvitit në pikën kufitare të Kakavijë ka pasur fluks të lartë lëvizjesh. Në pikën kufitare po punohet me tre sportele (në hyrje dhe dalje), e megjithatë radha e automjeteve që kthehen në Greqi ka shkuar në 4 km. Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 10.716 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.073 në hyrje dhe 7.643 në dalje.