Top Channel/ Kryepeshkopi Janullatos, do të prehet në Shqipëri. Shpallen 5 ditë zie kishtare
25/01/2025 20:14

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të shtune. Ai u nda nga jeta pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku më 3 janar u transferua me urgjencë për kurim në spitalin e Evangelismosit në Athinë. Në moshën 96 vjeçare, kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk mundi të fitonte betejën me jetën. Sinodi i Shenjtë në një mbledhje të jashtëzakonshme shpalli zinë kishtare për 5 ditë deri më 29 janar. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte më 30 janar në orën 11:00. Ndërsa pritet që pasditen e të martës së 28 janarit në orën 16:00 të mbërrijë trupi i Kryepeshkopit të ndjerë para Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, shoqëruar edhe me zhvillimin e homazheve. “Sot lutjet shkojnë për kryepeshkopin Anastas Janullatosin. Dhimbja për humbjen e tij nuk i përket vetëm komunitetit ortodoks, por sidomos këtu në Katedralen ortodokse ka rënë heshtja. Besimtarët dhe punonjësit janë të prekur për ndarjen nga jeta të njeriut që ka rilindur këtë kishë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në Shqipëri”. “Kam një pikëllim të thellë. Unë kam jetuar për 23 vite në Greqi, ai erdhi dy herë aty dhe i fola shqip e më foli shqip. Më ka lënë mbresa të forta. Jam shumë e prekur kam humbur 6 familjarë në dy vite e kjo humbje dhemb njësoj”. Andon Selenica prej 20 vitesh shërben në katedrale dhe nuk ishte i përgatitur për këtë lajm. ‘Kryepeshkopi ynë nuk ka fjalë ta përshkruash, njeri paqeruajtës, i dashur, i qetë... çtë them për këtë humbje kaq të madhe (qan)”. Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriku i Kostandinopojës në janar të vitit 1991, ku punoi për rindërtimin e kishës që ishte shkatërruar gjatë dekadash persekutimi nga regjimi komunist, si dhe rindezjen e besimit. Veç dëshirës së tij, edhe rregullat diktojnë që ceremonia mortore e kryepeshkopit të bëhet në Tiranë. Me organizimin e një shërbese madhështore, mundësitë janë që kryepeshkopi Anastas Janullatos të prehet brenda kishës, aty ku përkushtoi jetën dhe sic thoshte vetë ai mbi punën në katedralen ortodokse “Ky është kontributi më i madh që kam dhënë, një kontribut teologjik për të ndihmuar Kishën të rizbulojë kush është në të vërtetë. Është një kontribut jete”. Me ndarjen e tij nga jeta, sinodi i shenjtë zgjodhi mitropolitin e korcës Imzot Joanit, si Mbikqyrës , deri në zgjedhjen e kryepeshkopit të ri.

Top Channel/ Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt
03/04 11:19
Top Channel/ Detaje nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, autori u përlesh me viktimën dhe e goditi…
03/04 11:16
Top News – Mesazh për SHBA-të. Macron kritikon Trump për qasjen ndaj luftës
03/04 11:00
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top News- Arrestohen dy vlonjatë/ Të kërkuar për vjedhje dhe shitje narkotikësh
03/04 10:39
Top News – Sulm me dronë. Zjarr në rafinerinë kyçe rajonale në Kuvajt
03/04 10:39
Top Channel/ Pengonte zhvillimin e një projekti infrastrukturorë, IKMT shemb ndërtesën në Vlorë
03/04 10:22
Top Channel/ Gjyqi në themel për Erion Veliaj, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e tij
03/04 09:34
Top News- Bardhi: Deputetet e PD u kërcënuan/ “Seanca një akt provokimi, parlamenti nuk funksionon”
02/04 22:55
Top News- Përplasje mes deputetëve, mazhoranca voton e vetme projektligjet, proteston opozita
02/04 21:23
Top News – Rama ndalet në Kashar, flet për legalizimet: Proces i vështirë
02/04 20:36
Top Channel/ Tmerr në Himarë, i riu merr peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, ndërhyn policia
02/04 20:00
Top Channel/ E rëndë në Fier, gjendet i vrarë në banesë 40-vjeçari, pamje nga vendngjarja
02/04 19:56
Top Channel/ Denoncon 42 vjeçarja:Jam dhunuar nga fqinji i prindërve, më parë më kanë dhunuar babanë
02/04 19:46
Top News- 78-vjeçari në Bulgarec u vra/ Policia konfirmon krimin, merren në pyetje të afërmit
02/04 19:32
Top News- Makina bie në kanalin me ujë tek ‘Ura e Dajlanit’, plagoset shoferja
02/04 19:26
Top Channel/ Aksident të ‘Ura e Dajlanit’, makina del nga rruga përfundon në kanal
02/04 18:41
Top Channel/ Vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec, pamje nga vendngjarja
02/04 17:57
Top Channel/ “Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama:Sistem me kritere të qarta sipas viteve
02/04 17:47
Top News- Kurti sulmon mediat/ ‘Disa prej tyre janë të kapura nga interesa okulte’
02/04 17:36