Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit për të udhëhequr këtë legjislaturë të re. Në fjalën e saj, Nikolla teksa ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, siguroi të gjithë kolegët opozitarë se do të jetë në krahun e tyre sa herë që e kërkon ligji dhe ushtrimi i detyrës. Nikolla shtoi se kjo legjislaturë që ka nisur do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane dhe theksoi se do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre.