Selitë e dy partitë kryesore janë në ethet e garës se brendshme për një post të dëshiruar si në qeveri ashtu edhe parti. Të enjten e 2 shtatorit socialistët thërrasin Asamblenë e partisë nga ku do zbulohet formacioni i ri qeveritar. Kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit te ri me të cilin do të drejtojnë qeverinë në mandatin e tij të 3.