Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë. “Megjithatë gjendja e tij vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, tha sot zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos. Ndërkohë, një ditë më parë, doli para gjykatës autori i dyshuar i tentativës për vrasjen e kreut të qeverisë sllovake.