Top Channel/ Kryebashkiakja e Durrësit rrit me 57% pagën e vet, rritet rroga edhe për administratën
29/10/2024 15:52

Larg vëmendjes së medias dhe publikut të fokusuar tek anija me mbetje që ka mbërritur në radën e portit detar, këshilli bashkiak i Durrësit ka votuar rritjen e pagës së kryetares së bashkisë dhe administratës bashkiake. Miratimi u bë pa votat e shumicës së këshilltarëve të opozitës që braktisën sallën pas debatit për hendekun social-ekonomik që krijohet mes këtyre pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike që u jepet familjeve në nevojë. Kreu i këshilltarëve demokratë kërkoi dhe reagimin e socialistëve kundër kthimit të mbetjeve toksike në Durrës pasi ato i dëmtojnë të gjithë popullatën, pavarësisht përkatësisë politike. Më pas në shenjë proteste këshilltarët e PD-së dhe Partisë së Lirisë u larguan nga salla. Pavarësisht kësaj këshilltarët socialistë dhe aleatët e tyre, miratuan rritjen e pagave për funksionarët e zgjedhur dhe të gjithë nëpunësit civilë. Rritja varion nga 57 % për kryetaren e bashkisë, deri në 7 % në varësi të pozicionit të punës. Rritje është miratuar dhe për shpërblimin mujor të këshilltarëve bashkiakë të Durrësit. Sipas kryetares së bashkisë Emiriana Sako, rritja e pagave do të sjellë një shërbim më cilësor për qytetarët.

Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16
Top Channel/ “Porta e Alpeve” 100 milionë euro, miratohet projekti që lidh Alpet me Adriatikun
10/04 15:13
Top Channel/ “Do të mendojmë në fillim për ju dhe familjet në nevojë’, Rama me pensionistët: Nëse…
10/04 15:05
Top Channel/ Bazë për SHBA në Kuçovë, ministri paralajmëron armë “Made in Albania”
10/04 15:04
Top Channel/ Sezoni i ri turistik, aksion në Velipojë për pastrimin e zonës
10/04 14:51
Top News – Hoxha, bast për integrimin. Ministri i jashtëm: Shqipëria do marrë IBAR
10/04 14:34
Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22
Lindja e Mesme në ‘flakë’/ A do ndryshojë harta e rajonit? Irani ka ‘armën’ që ‘shkatërron’ botën
10/04 14:13
Top News- Pashka rikthen emigrantët/ Fluks lëvizjeje në doganën e Kakavijës
10/04 14:03
Top Channel/“Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”,banera edhe në Kuç,thirrje për zbardhjen e ngjarjes
10/04 14:00
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News – Pronari i hotelit bie nga tarraca, çfarë ndodhi në momentin e ngjarjes?
10/04 13:37