Kroacia reagoi me shqetësim pasi presidenti serb Aleksandar Vucic konfirmoi se vendi i tij ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina. “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë,” tha Vuçic në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, ku shtoi se forcat e armatosura serbe i kanë integruar tashmë këto raketa tek avionë e tyre luftarakë MiG-29.