Edhe pse janë në fokus të shumë organizatave kombëtare e ndërkombëtare, gjendja e romëve në Shqipëri mbetet ende e vështirë. Shumica e tyre jeton në kushte ekstreme varfërie dhe në nevojë të vazhdueshme për ndihmë. Në ditën botërore të romëve vizituam familjen e Qemal Pezës nga Ferma e Cërrikut e cila jeton në një dhomë 7 persona. Në kushte shumë të vështira ekonomike familja vuan edhe sëmundjen e rëndë të djalit 12 vjeç.