Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07/2025 23:00

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA është përfshirë nga një betejë intensive politike, teksa Presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij po punojnë në orët e vona të natës për të siguruar mbështetjen për mega-projektligjin e tij mbi taksat dhe shpenzimet, një iniciativë që mund të përcaktojë mandatin e dytë të tij në detyrë. Legjislacioni, i cili është kundërshtuar jo vetëm nga demokratët, por edhe nga disa republikanë skeptikë, po i afrohet një votimi përfundimtar. Fillimisht, projektligji iu nënshtrua një votimi procedural të mërkurën në mbrëmje – një hap teknik, por thelbësor, për ta sjellë në sallën e Dhomës për debat të plotë. Kundërshtimet nga brenda partisë Republikane lidhen kryesisht me ndikimin e projektligjit në deficitin federal, si dhe me shkurtimet e thella që mund të prekë programet e kujdesit shëndetësor dhe ato sociale, shkruan BBC. Projektligji kaloi me një diferencë të ngushtë votash në Senat të martën, pas më shumë se 24 orësh debati të ashpër. Zëvendëspresidenti JD Vance dha votën përcaktuese që e kaloi atë në dhomën e sipërme të Kongresit. Por beteja më e vështirë po zhvillohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët e Trump kanë një shumicë të brishtë dhe nuk mund të përballojnë më shumë se tre vota kundër nga brenda partisë. Në muajin maj, një version i mëparshëm i projektligjit kaloi vetëm me një votë diferencë. Për ta mbajtur nën kontroll situatën, Trump është angazhuar personalisht. Ai zhvilloi disa takime në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe përdori rrjetet sociale për të ushtruar presion ndaj republikanëve që hezitojnë. “Dhoma e Përfaqësuesve është gati të votojë sonte,” shkroi ai, duke shtuar se republikanët janë “të bashkuar” për të ofruar “rritje masive”.

Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54