Të paktën 12 persona janë vrarë në Gaza në 24 orët e fundit nga sulmet izraelite. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të drejtuar nga Hamasi, numri total i të vdekurve është më shumë se 60 mijë. Shifrat përkojnë që prej fillimit të luftës. Në zonën qendrore Nuseirat, spitali al-Awda tha se të paktën 30 persona u vranë, përfshirë 14 gra dhe 12 fëmijë, në sulmet ndaj shtëpive gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Të paktën 14 persona u vranë pranë një pike shpërndarjeje ndihmash, thuhet në njoftim nga ministria, dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën.