Top Channel/ Kriza e emigrantëve, mijëra njerëz presin në kufirin meksikan për të hyrë në SHBA
27/12/2023 08:00

Teksa mijëra emigrantë hyjnë ilegalisht në SHBA çdo ditë, më shumë se 11,000 njerëz vazhdojnë të presin ende në kampet që ndodhen në anën meksikane të kufirit. Me Uashingtonin që ende nuk ka një vendim zyrtar sa I takon të ardhmes së ligjit të migracionit, mijëra emigrantë dhe azilkërkues presin dritën jeshile nga administrata Biden për të hyrë në territorin e SHBA. Sipas CNN, shumë prej këtyre njerëzve po jetojnë në kushte të vështira duke sfiduar dhe të ftohtin ndërsa presin një përgjigje pozitive nga aplikacioni CBP One, I cili automatizon takimet e azilantëve me patrullën kufitare. Por ngarkesa e aplikacionit ka bërë që shumë prej emigrantëve të humbasin durimin dhe të tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale. Edhe pse autoritetet vendosën që të pezullojnë linjat hekurudhore si dhe të mbyllin përkohësisht të gjitha portat e kalimit në kufirin shba-Meksikë, kalimet ilegale nuk janë ndalur por kanë ardhur në rritje. Madje situata po përdoret dhe nga trafikantët të cilët po I nxisin emigrantët që të kalojnë kufirin dhe të mos presin. CNN raporton gjithashtu se kriza për trajtimin e kësaj çështje pritet të thellohet pasi grupe të mëdha emigrantësh po vazhdojnë të mbërrijnë me tren në kufirin me Meksikën çdo ditë. Për këtë problematikë, Presidenti meksikan Obrador do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken si dhe përfaqësues të sigurisë kombëtare. Pamjet: AFP

Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
DIGITALB DIGITALB