Dinamikat në Big Brother VIP 5 janë ndezur përsëri, teksa banorët po luftojnë për të siguruar Çmimin e Madh. Dy prej banorëve që kanë shkaktuar më shumë debate që në fillim të këtij edicioni, Kristi dhe Miri, nuk i kanë kursyer përplasjet, edhe pas daljes së Mirit nga “shpella”. Në një moment tensioni, Kristi nuk e kurseu Mirin, duke i përmendur edhe debatin e tij me Selin, pas krisjes së marrëdhënies mes tyre.