Ukraina duket se është kthyer së fundi në arsyen e një përplasjeje mes Rusisë e Serbisë: Shërbimi rus i Inteligjencës së Jashtme, SVR, e akuzoi Beogradin se “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në vendin e përballur me agresionin e Moskës që prej shkurtit 2022.