Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës. Veç banorëve të cilët ndjekin ritualet dhe festojnë, edhe shumë pushues kanë zgjedhur qytetin juglindor. Dita ka nisur me meshën e shenjte që është mbajtur në Katedralen Ringjallja e Krishtit ku mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Johan Pelushi ka përcjellë urimin e tij për më shumë paqe, shpresë dhe gëzim