Një krisje ka ndodhur mes raportit të Mirit dhe Selin në Big Brother Vip 5. Gjatë diskutimit mes tyre, Selin i është drejtuar Mirit se krisja e marrëdhënies së tyre po bëhet në mënyrë të një anshme dhe të shëmtuar. Gjithashtu, ajo i është drejtuar duke i thënë që për të fituar Big Brother “duhet të kesh anë njerëzore dhe pak fytyrë.” Selin dhe Miri kanë qenë dy prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri që kanë qëndruar shumë afër njëri-tjetrit, por duket se marrëdhënia e tyre po përçahet.