Tetë persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen tragjike të një dite më parë në Maliq, ku mbeti i vrarë një adoleshent 14-vjeçar. Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet. Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës, me të cilin u krye krimi.