Një vrasje me thikë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kryekuq të Divjakës. Viktimë mbeti Besmir Kumria 32-vjeç, ndërsa autori të cilin nuk mundën ta identifikonin as dëshmitarët në vendngjarje u arrestua disa orë pas krimit. Ai është Xhesion Toromeni nga fshati Kryekuq. Mbrëmjen e djeshme 25-vjecari ka parkuar makinën në rrugë dhe ka hyrë me thikë në dorë në lokalin ku ndodhej Besmir Kumria. Ky i fundit ishte i shoqëruar me një grup miqsh, të cilët nuk mundën të parandalonin goditet e menjëhershme me thikë. Pas krimit, autori është arratisur, por pas shoqërimit e marrjes në pyetje të të gjithë dëshmitarëve në ngjarje policia ra në gjurmët e tij