Një person ka mbetur i vdekur e një është plagosur mëngjesin e së hënën në Gjakovë. Mësohet se pronari i një lokali në Çarshinë e Vjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy klientëve. Nga plagët në vendin e ngjarjes ka vdekur Rasim Binakaj, 39 vjeçar, derisa i plagosuri Edi Mehmeti, 29 vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës. Sipas mjekëve kujdestar, i njëjti është jashtë rrezikut për jetën.