Një shtetas shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në lagjen Dhafni të Athinës. Sipas policisë,krimi ndodhi në katin e tretë të një pallati në rrugën Lambro Kalconi të kësaj lagjeje. I pyetur prej policisë,shtetasi shqiptar,emri ti cilit nuk bëhet publik për momentin,deklaroi e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup.