Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël në Klos. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në sallat operative të policisë Mat mbërriti një telefonatë se në banesën e viktimës po ndodhte një konflikt në familje. Më pas kanë shkuar forcat e policisë, ku kanë hasur rezistencë nga ana e gruas, e cila nuk e hapte derën. Y.L. është gjetur i pajetë dhe me shenja dhune në trup, ndërsa në polici janë shoqëruar M. L., dhe vajza e tyre A. L. si të dyshuarat kryesore në vrasje.