Një shtyllë e amortizuar në anë të autostradës është këputur në mes duke shkaktuar një situatë aspak të zakontë në kahun e lëvizjes Tiranë-Durrës. Për fat të mirë nuk pati të lënduar nga kjo ngjarje. Kabllot elektrike kanë rënë në tokë, ndërsa efektivët e policisë janë kujdesur të ndërpresin përkohësisht qarkullimin e automjeteve të shumta deri në çastin e heqjes së kabllove nga rruga.