Pasi u tërhoq nga deklarata publike se do ti largonte forcat e tij nga Bakhmuti, kreu i Wagnerit rus, Yevgeny Prigozhin kaloi sërish në një sulm, këtë radhë verbal shënjestra e të cilit ishte presidenti francez Emmanuel Macron. Shefi i Elizesë ngjalli zemëratën e Prigozhinit me cilësimin e grupit të tij të mercenarëve si një organizatë terroriste. Teksa i përgjigje një pyetjeje të gazetarëve, ai doli me pretendimin se Wagner “po shpëtonte jetë njerëzish në Afrikën Qendrore” – ku i ka forcuar ndjeshëm pozitat duke “zvogëluar ndikimin” e pranisë së Francës në rajon.