Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, dhe mbështetësit e tij kanë pasur këtë mbrëmje përplasje me policinë e shtetit. Kjo pasi ai vendosi sërish çadër para Kryeministrisë, duke paralajmëruar se do të vendoseshin edhe të tjera. Policia në ditët e para të protestës së Lapajt sekuestroi çadrat që protestuesit vendosën para godinës së Kryeministrisë.