E shoqëruar nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen celi procedurat zyrtare të samitit të shtatë të Komunitetit Politik Europian (KPE), që mbahet në Kopenhagen. Mesazhi i saj ishte për aktorin kryesor që trazon sot qetësinë e kontinentit të vjetër.