Sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vitet e ardhshme duket të jetë fokusi i samitit që mbledh për dy ditë ne Bruksel liderët e Bashkimit Europian. Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si metodë e preferuar, shumica e përpjekjeve diplomatike këtë javë do të përqendrohen tek përpjekja për të zgjidhur këtë çështje.