Krishtlindja u kremtua edhe në Lezhë. Qindra besimtarë katolikë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit, në Katedralen e Shën Nikollit. Mesha e shenjtë e mbrëmjes të së dielës u drejtua nga Ipeshkvi i Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai foli për rëndësinë që ka Krishtlindja, duke vënë theksin tek paqja në Gaza.