Pas përfundimit të muaji të shenjtë të Ramazani besimtarët myslimanë në Elbasan kryen sot herët në mëngjes ritin e faljes së Fier Bajramit. Namazi i Bajramit të Madh është falur në xhaminë e madhe të qytetit, ku besimtarët mbushën sheshin. Pas faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urimet e rastit, që kjo festë të jetë plot mëshirë, begati dhe Zoti t’ia ketë pranuar agjërimin dhe sakrificat e të sjellë gëzim në zemrat e familjet e të gjithëve.