Top Channel/ Kreditë konsumatore, më të lira, BSH ul me 4 herë normën e interesit
18/02/2025 19:56

Banka e Shqipërisë ul me 4 herë normën maksimale të interesit për shuma deri në 200 mijë lekë Banka e Shqipërisë ka ulur me 4 herë normën maksimale të interesit për kreditë konsumatore. Individët të cilët u drejtohen bankave apo dhe mikrofinancave për shuma deri në 200 mijë lekë, do të paguajnë një normë më të ulët interesi. NEI maksimal ose e cilësuar ndryshe si norma efektive e interesit, do të jetë afro 71%, nga 95.1% që ka qenë deri në fund të muajit janar. Cfarë do të thotë se një qytetarë do të përfitoj duke shlyer një shumë me vlerë më të ulët në fund të mbylljes së kredisë konsumatore sesa paguante para muajit shkurt. “Përpara masave të marra nga Banka e Shqipërisë, norma efektive e interesit maksimal e ofruar në treg arrinte në 300%, ndërsa sot 4 vite më pas, ky tregues i përllogaritur ka zbritur në 71%.” Banka e Shqipërisë bënë të ditur se interesi për kreditë konsumatore është ulur me 4 herë që prej vitit 2022 kur ka hyrë në fuqi kjo rregullore për kufizimin e interesave për këto hua, që në të shumtën e rasteve merren për të përballuar shpenzime të papritura. Jo vetëm për kreditë deri në 200 mijë lekë, por një rënie të normës së interesit maksimal do të ketë edhe për shuma deri në 600 mijë lekë. Ku NEI maksimal ra nga 37.4% në 36.5%. Ndërsa interesat për shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë do të jenë 14.7%. Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë kosnumatore sipas Bankës së Shqipërisë u ndërmorë me qëllim për të mbrojtur individin nga norma abuzive të aplikuara nga institucione financiare jobanka në vend.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB