Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në ditën e tretë të gjykimit në Hagë ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë, duke theksuar se nuk e kupton logjikën e aktakuzës ndaj tij. Në fjalën e tij, Krasniqi është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë.