Sfidat aktuale të tregut mediatik kanë qenë në fokus të mbledhjes së 58-të të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA, mbajtur në Bukuresht në datat 19-20 tetor. Me pjesëmarrjen e 56 autoriteteve rregullatore, anëtarë nga 47 vende të Europës, në këtë takim kanë qenë të pranishëm dhe prezantuan gjetjet e tyre edhe përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual dhe ERGA-s, si vëzhgues të përhershëm të EPRA-s.