Pas letrës së Presidentit Ilir Meta drejtuar KQZ-së ku kërkonte informacion për bashkitë që janë pa kryetar, kreu i institucionit Ilirian Celibashi nuk ka vonuar e në kthimin e përgjigjes përmes një letre zyrtare. Në letrën drejtuar kreut të Shtetit, KQZ bën me dije se kjo e fundit është njoftuar vetëm për dy raste në rrugë zyrtare për vakanca, konkretisht për Bashkinë e Dibrës dhe atë të Vorës.