Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë për media së fundmi, ku bëjnë me dije se janë sanksionuar anëtarët që kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave gjat ditës së sotme. Ky vendim është për 18 KZAZ, të cilat është numëruar më pak se 50% të QV që kanë pasur në administrim. Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.