Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën që vjen pritet të shndërrohet në një qendër numërimi votash me qëllim hapjen e 520 kutive të votimit. Përfaqësuesit ligjorë të partive të opozitës që kërkojnë hetimin e asaj që ata e konsiderojnë si një masakër zgjedhore nuk treguan interes mbi procesin, duke mos u paraqitur në mbledhjen e thirrur nga Komisionari.