Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, nisi certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Qarku Kukës ishte i pari që mori certifikimin. KQZ konstatoi se, nga krahasimi i tabelave të rezultatit për çdo qendër votimi me tabelat e rezultatit të ZAZ-së përkatëse dhe rezultati elektronik në sistem, nuk u vërejtën mospërputhje të shifrave.