Deti me dallgë dhe erëra të forta ka sjellë probleme dhe në molin e peshkimit në Radhimë, ku varka, skafe dhe gomone rrezikohen të mbyten. Janë gjashtë varka te vogla qe janë mbushur me ujë nga dallgët e larta, ndërkohë që skafet që shërbejnë gjatë sezonit veror për transport pushuesish janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të përplasen me shkëmbinjtë