Kanë mbetur rreth dy muaj nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por deri më tani nuk ka pasur bisedime ndërmjet subjekteve politike për këtë çështje. Edhe pse dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje thotë se “nuk është urgjente”, raporton “Koha”.