Ka dështuar rritja e pagës minimale në Kosovë. Kjo pasi Këshilli Ekonomik Social dështoi të miratojë propozimet e nxjerra nga diskutimet me sindikatat. Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, propozim ky që në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social nuk mori votat e mjaftueshme.