Pas përfundimit të numërimit të votave të subjekteve politike të dielën, të hënën në mesditë ka nisur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.Në këtë proces do të verifikohen edhe votat e subjekteve politike. Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve. Pas përfundimit të këtij procesi, numërimi do të zhvendoset në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të numërohen votat nga diaspora, ato me kusht dhe të personave me nevoja të ve!anta.