Pandemia COVID-19 bëri që të mbyllen rreth 3000 biznese në Kosovë në dy vitet e fundit. Ndërsa vetëm në vitin 2021 janë shuar 1519 biznese. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar të shuhen një numër kaq i madh i bizneseve, është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes.