23 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme gjatë periudhës së verës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtët janë përgjegjës për zjarrvënie në 193 raste të ndryshme. Jeton Rexhepi – Policia e Kosovës: “Policia, në kuadër të bashkëpunimeve, iu ka përgjigjur të gjitha rasteve të raportuara. Policia e Kosovës deri sot ka arrestuar 23 persona, ka inicuar 193 raste që kanë të bëjnë me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me nenin që ka të bëjë me zjarrvënie.”