Top Channel/ Kosova: Zgjedhje të reja, emra të vjetër- të njëjtët kandidatë për kryeministër!
27/11/2025 11:14

Qytetarët e Kosovës i drejtohen sërish kutive të votimit në 28 dhjetor, për të katërtën herë brenda vitit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme nga të cilat do të dalin përfaqësuesit e tyre në nivel qendror janë pasojë e faktit që LVV nuk arriti të formonte qeverinë me muaj të tëra pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të shkurtit. E ndërkohë, sic vërejnë mediat në Prishtinë, kandidatët që synojnë postin e kryeministrit mbeten po ata. Tre prej tyre tashmë e kanë zyrtarizuar kandidaturën: Albin Kurti nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK, ndërsa nga AAK pritet të kandidojë Ramush Haradinaj.Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV ishte radhitur si partia e parë, PDK partia e dytë dhe LDK partia e tretë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.KQZ po ashtu ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme. Tre palë zgjedhjet e mëhershme, parlamentaret e shkurtit dhe dy raundet e zgjedhjeve lokale në tetor e nëntor, i kushtuan buxhetit të shtetit dhe partive politike rreth 23 milionë euro. Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, aktivizohet edhe neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, që mundëson zgjatjen buxhetore edhe për dy muaj të vitit pasues për pagat e sektorit publik. Sipas këtij ligji, kjo zgjatje mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mban më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit.

Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26