Mesazhe paqeje janë përcjellë nga Prishtina në një vjetorin e agresionit rus mbi Ukrainën. Bashkë me gazetarët ukrainas, rezident në Kosovë u dënua edhe një herë lufta e paprovokuar mbi popullin ukrainas. Olena Solodovnikova qe katër muaj vazhdon punën e saj nga Kosova, por me qëllimin e njëjtë, t’i tregojë botës për agresionin rus. “Është mundësi shumë e mirë për neve që të vazhdojmë punën, të marrim projekte të reja e të tregojmë përmasat e asaj se çfarë po ndodhë. Do vazhdojmë të luftojmë për vendin tonë, deri sa rusët të ndalojnë pushtimin”, tha Solodovnikova.