Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza të forta në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutua raporti për Kosovën i sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres. Kryeministrja serbe Ana Bërnabic mohoi që Beogradi të ketë pasur gisht në ngjarjet e Banjskës dhe sulmin e 24 shtatorit e cilësoi si pasojë e veprimeve të vetë Prishtinës zyrtare.