Përfshirja e Kosovës në betimin e Aleksandar Vucic si president i Serbisë ka ngjallur reagime të forta në Gjermani. Deputetja e Partisë Liberale Gjermane Renata Alt kërkoi ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE. Alt, njeherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestag, tha për DW se kjo tregon që Vuçiçi nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.