Që nga e hëna, ish- kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani mban postin e Këshilltares Politike për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në kuadër të zyrës së kryeministrit të Kosovës. Me vendim të shefit të ekzekutivit kosovar, Albin Kurtit, Sinani do të punojë në themelimin e Zyrës ndërlidhëse për Luginë të Preshevës.