Të enjten ka nisur punën dega e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Një grup i subjektit politik Demokracia Serbe e kundërshtuan hapjen, duke e përcjellë gjithë procesin me fishkëllima. Në hapjen e degës së Postës së Kosovës në veri të Mitrovicës morën pjesë edhe dy ministra. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të marrin shërbime.