BE-ja i hoqi të gjitha masat ndëshkuese që vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, e konfirmuar kjo nga Komisioni Europian. Gjatë debatit mbi Raportin për Kosovën në Parlamentin Europian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, pohoi se tashme mund të lëvrohet ndihma financiare e pezulluar dhe theksoi planet për riangazhim të plotë me autoritetet kosovare me qëllim mbështetjen e vendit vendin në rrugën e tij drejt integrimit në bllok.