Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosovë, për shkak të zhvillimeve të fundit në vend, ku politika dështoi të zgjedhë Presidentin e ri. “Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Albin Kurti, komisionarja Kos i tha atij se do ta shtynte udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit Europian, duke shtuar se “Kos synon të udhëtojë në Prishtinë në momentin e parë të mundshëm”.