“Luftoni korrupsionin!” Është ky mesazhi që shkon për Shqipërinë jo vetëm çdo 9 dhjetor që përkon me ditën ndërkombëtare kundër këtij fenomeni, por në çdo raport ndërkombëtar. Korrupsioni vijon të mbetët një ndër problemet më serioze për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm të bërit biznes citohet në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit përpjekjet për reduktimin e këtij fenomeni kanë qenë të pamjaftueshme.