Një ditë pasi dolën faturat e hoteleve luksoze ku ka pushuar Arben Ahmetaj, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka postuar një editorial për fenomenin e korrupsionit në Shqipëri te zyrtarët politik. Në editorialin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në “Facebook”, ambasadorja amerikane shprehet se “me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.